BESELIDHJA SHKATERRON DINAMON

Ekipi lezhjan i Besëlidhjes ka mundur Dinamon me razultatin 4 me 0 në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në Lezhë.Loja nisi mjaft shpejt nën kontrollin total të Besëlidhjes, duke e ngjeshur Dinamon në zonen e sajë të rrepsisë që në nisje.Në minuten e 22 Hepaj kroson nga këndi dhe topi futet në qender të zonës dinamovite dhe mbrojtësi veteran Sheta i ardhur në ndihmë të sulmit shënon gol.Lezhjanet nuk pajtohen me avantazhin e një goli dhe luftojnë për të ndrequr golavarazhin.Në minuten e 44 Besëlidhja përfiton një penallti e cila kthehet në gol nga Gjorgjeviç dhe pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2 me 0.Feraksioni i dytë nisi ashtu si i pari, nën kontrollin e Besëlidhjes.Në minuten 90 Koleci shënon golin e tretë, ndërsa në minutat shtësë lezhjanet gjejnë sërish rrugen e rrjetes me anë të Hepajt dhe i gjithë takimi mbyllet me rezultatin 4 me 0.Me këtë fitore Besëlidhja ka arritur të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme për të ardhmen e sajë në kampionat.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA RIKTHEHET FRIKA E PANDEMISË

Përkeqësimi i situatës së koronavirusit në Shkodër dhe Shqipëri këto 2-3 ditët e fundit ka …