BESËLIDHJA- VLLAZNIA, BARAZIM 1-1 NË MIQËSORE

Pas dy fitoreve me Kastriotin dhe Tërbunin, ekipi I Vllaznisë nuk ka arritur të bëjë të njëjtën gjë në miqësoren e rradhës me një tjetër ekip të kategorisë së parë. Ndaj Besëlidhjes, kuqeblutë nuk kanë shkuar më tepër sesa barazimi 1-1. Takimi është luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Brian Filipi” të qytetit të Lezhës dhe për ndjekjen e tij ka patur jo pak interes nga tifozëria vendase. Shkodranët e kanë nisur ndeshjen me formacionin e tyre më të mirë teksa në portë ka qenë Selimaj dhe më pas, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Gurishta, Krymi, Tafili, Hasani, Lika, Vecaj dhe Atsina.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në barazim pa gola ndonëse Vllaznia ka patur disa raste të pastra shënimi por që nuk janë shfrytëzuar nga lojtarët e saj. Në fillimin e pjesës së dytë, trajneri Cungu ka aktivizuar disa lojtarë të tjerë dhe njëri prej tyre, pikërisht mesfushori Arsid Kruja ka kaluar në avantazh ekipin e tij. Pas një krosimi nga e djathta, ai ka goditur saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Pas këtij goli u mendua se do të kishte edhe të tjerë por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Kuqeblutë kanë humbur sërish disa raste ndërkohë që në minutën e 76-të, Ujka do të shënonte për Besëlidhjen, duke barazuar shifrat dhe për rrjedhojë ky rezultat nuk do të ndryshonte më deri në fund. Gjatë pjesës së dytë, në portën e ekipit shkodran është aktivizuar edhe maqedonasi Naumovski I cili ka ardhur në provë për të cilin ende nuk ka një vendim nëse do të qëndrojë apo jo. Me barazimin ndaj lezhjanëve, Vllaznia mbyll serinë e miqësoreve me ekipet shqiptare në prag të nisjes së sezonit të ri.

Ajo ka arritur dy barazime me të njëjtin rezultat 1-1 ndaj Laçit dhe Besëlidhjes ndërkohë që ka arritur edhe dy fitore, përkatësisht 4-0 me Kastriotin dhe 1-0 me Tërbunin. Megjithatë, këto miqësore nuk tregojnë fytyrën e vërtetë të ekipit shkodran që pritet të përmirësohet edhe më tepër në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

HASAN LIKA KANDIDAT PËR PANKINËN E VLLAZNISË?

Kur pritej që Ervis Kraja të emërohej në postin e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë, …