Wednesday , 19 December 2018

BESELIDHJA ZHGENJEN NE LEZHE

Lezhjanët e Besëlidhjes kanë zhngënjyer në ndeshjen e luajtur në Lezhë pwrballw Kastriotit, duke humbur me rezultatin 2 me 0.Loja nisi thuajse me gol për Krutanet.Ishte minuta e dytë kur Kabira zhbllokon shifrat me një gjuajtje potente pas një asisti perefekt të Markut.Avantazhi ul ritmin e miqve dhe kjo i krijon shansin Besëlidhjes që të organizohet.Lezhjanët paten disa raste për të shënuar, por pa mundur që të gjejnë rrugen e rrjetes.

Fraksioni i dytë i lojes flet për një kontroll të lojes më teper nga miqtë.Në minuten e 79 bëhet “cinik” dhe në minuten e 79 nuk i iken shansi nga duart.Kabiri pikas Mulajn të zbuluar majtas dhe ky i fundit e devijon lehtas me kokë, duke dyfishuar shifrat dhe sjellë qetësinë.Edhe pse kishin mbetur 11 minuta dhe 3 shtesë, lezhjanet u dorezuan pozitat përballë Kastriotit dhe takim u mbyll me fitoren e miqve.

Me këtë ndeshje Besëlidhja ka humbur 3 pikë mjaft të vleshme, duke i vështiresuar pozitat në peseshen e parë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “HEQ QAFE” EDHE APOLONINË, E MUND 6-1

Tjetër fitore për ekipin e Vllaznisë së femrave në kampionat, duke mundur një tjetër pretendente …