Wednesday , 30 September 2020

‘BETEJA’ E BANORËVE TË LAGJES “SKËNDERBEG” ME PËRMBARUESIN

Dy ditë më parë, Policia e Shkodrës arrestoi 3 persona nga lagjia “Skënderbeg”, pasi kundërshtuan punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, gjatë një proteste të organizuar.

Por, tashmë atyre u është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, gjithsesi familjarët e tyre vijojnë betejën ndaj përmbaruesit. Ato shprehën se do i drejtohen SPAK-ut për të drejtën e tyre dhe nëse shteti e do ndërtesën lë ta marrë, por jo kush tjetër.

Prej disa kohësh, këto banorë janë në konflikt me përmbaruesin, ku sipas tyre kërkojnë ti nxjerrin nga banesat në mënyrë të paligjshme.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …