Wednesday , 8 April 2020

BIBLIOTEKA ”MARIN BARLETI” VLERE E KULTURES KOMBETARE

Në biblioteken “Marin Barleti” të Shkodrës ndodhetn rreth 250 mijë libra ose rreth 80 mijë tituj, një nga bibliotekat më të pasura në vend. Një rëndësi të vecantë në këtë bibliotekë zë edhe një fond I veçantë ai I anticuarit. Janë libra të cilët janë botuar para para shekullit të 16, porn ë mënyra të ndryshme kanë ardh deri në Shkodër.

Me një përpikmëri por edhe me kujdes të veçantë ato ruhen në bibliotekë, ndërsa mes këtyre libra gjejme edhe Kronikat e Marin Barletit dhe “Historia e Skenderbeut”, botim I vitit 1578. Drejtori I Bibliotekës së Shkodrës Maxhid Cungu e vecanta bibliotekës së Shkodrës është koleksionet e ndryshme të librave me vlerë të madhe të trashëgimisë kultuore.

Në libra gjënden edhe shenimet se kujt I përkisnin këto libra sic është edhe “ Çeta e Profetëve” e botuar në vitin 1685, e cila I përkiste At Shtjefen Gjeçovit, së cilit I është dhuruar nga një prift nga Dalmacia në vitin 1910-të dhe më pas Gjeçovi e ka dhuruar At Justin Rrotës. Interesi për këto koleksione është I madh sidomos nga studjuesit shprehet drejtori Cungu, por janë libra të radhë dhe kërkohet një procedurë e veçantë, për shkak edhe të ruajtjes së tyre nga dëmtimet dhe konsumi.

Pjesë e fondit ndodhen edhe vepra të një rëndësie të veçantë botërore si “Suma Theologica” e Toma Akuini, që është botim I vitit 1486 apo edhe vepar e Leibnicit. Biblioteka “Marin Barleti” e Shkodrës është vazhdimësi e traditës së vyer që ka patur qyteti i Shkodrës në fushën e bibliotekave. Biblioteka të evidentuara në qytetin e Shkodrës janë që nga fundi i shekullit XVII, kështu në vitin 1683 kemi bibliotekën e “Bogdanit”,në vitin 1750 kemi bibliotekën e “Myftiut të Tabakëve” ose siç njihet biblioteka “Këllyçi”, në vitin 1858 kemi bibliotekën e “Etërve Jezuit”, në vitin 1875 biblioteka e “Françeskanëve”. Pastaj, vijnë biblioteka të shoqërive të ndryshme kulturore që kanë qënë jo të pakta në qytetin e Shkodrës, siç është ajo e vitit 1899 e “Shoqnisë Bashkimi”, e vitit 1901 e “Shoqnisë Agimi”, e vitit 1911 “Klubi Gjuha Jonë”, 1917 “Komisia Letrare”, dhe 1919 “Shoqnia Vëllaznia”.

Lexoni dhe kete

COVID-19, VULLNETARET NE SHERBIM TE MOSHES SE TRETE

Diten e nis heret dhe pasi merr direktivat vihet në dispozicion të nevojave të pensionisteve, …