Monday , 25 September 2017

BIE NDJESHËM NIVELI I UJIT NË FIERZ, KESH: PRODHIMI NË MINIMUM

Situata në kaskadën e Drinit mbetet kritike. Thatësira ka detyruar KESH që të ulë në minimum prodhimin duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe 1600 MWh në ditë për OSHEE. Të dhënat zyrtare të së mërkurës (2 korrik) tregonin se aktualisht liqeni i hidrocentralit të Fierzës ishte në nivelin 269.80 metra, një nivel me një rënie krahasuar me pak ditë më parë. Ndërkohe që prurjet janë vetëm 25 m3/s. Korporata bëri me dije se do të rishikojë programet e saj ditore dhe mujore të prodhimit në mënyrë që të garantohet operim i vazhdueshëm dhe i sigurt i sistemit ndërkohe që parashikimet në periudhën afatshkurtër nuk janë aspak optimiste dhe prurjet natyrale mbeten në minimum.

Reagimi i KESH:

Në kushtet e domosdoshmërisë, për të mos cenuar sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik, me nivelin aktual të prurjeve në basenin e Fierzës, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare arrin të përmbushë plotësisht vetëm detyrimet në kuadër të kontratave prioritare që ka me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (furnizimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve ne rrjetin e transmetimit, si dhe furnizimin e energjisë se mjaftueshme për balancimin e sistemit) dhe te furnizoje OSHEE sh.a/ FSHU me jo me shume se 1600 MWh/dite energji elektrike për furnizimin e klientëve tariforë sipas marrëveshjes së dakord mes palëve. Në përputhje me parashikimet dhe kuadrin ligjor e rregullator në fuqi, pjesa tjetër e nevojave të klientëve që përfitojnë nga shërbimi universal i furnizimit duhet të plotësohet nga tregu i parregulluar.
Furnizim në vend
Aktualisht furnizimi në vend po bëhet përmes importeve të siguruara një javë më parë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Vetëm për gushtin OSHEE bleu 434 mijë kËh energji me një vlerë prej rreth 30 milionë euro. Ky është muaji i dytë që furnizim i vendit me energji mbështetet tek importet dhe procedurat i përfundon OSHEE edhe pse pritej një përfshirje e KESH përmes kredisë të Bankës Botërore në nivelin 22.4 milionë euro por që nuk u finalizua me sukses.

Lexoni dhe kete

KORRIKU ME RRITJE ÇMIMESH NE USHQIME

Inflacioni për muajin korrik shënoi 2 për qind, raporton Instituti i Statistikave me një rënie …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin