Thursday , 25 February 2021

BIE NË 700 HEKTARË SIPËRFAQJA E PËRMBYTUR NË BASHKINË SHKODËR

Bashkia Shkodër raporton për situatën e përmbytjeve në orët e fundit. Vihet re sërish një rënie e sipërfaqes së përmbytur, pavarësisht se në ditët në vijim pritet rëndim i situatës. Kështu, sipërfaqja totale e përmbytur ka rënë në 738 hektarë.

Në njësinë Ana e Malit, përsëri rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 15cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve vijon të jetë jashtë funksionit. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.

Në njësinë Dajç, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç).

Në njësinë Guri i Zi vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Në njësinë Bërdicë vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Në njësinë Rrethina, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues. Bashkia Shkodër vijon të kërkojë nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Lexoni dhe kete

TJETËR INVESTIM I BASHKISË SHKODËR NË INFRASTUKTURËN RRUGORE

Bashkia e Shkodrës vijon realizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin e saj. Vëmendja është …