BIE NGA BALLKONI, HUMB JETEN 50-VJEÇARI NE SHKODER

Albin Hiluku rreth 50 vjec, ka humbur jetën teksa mësohet se ka qenë duke punuar në ballkonin ë banesës së tij në katin e 5. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në afërsi të zonës së Sahatit në Shkodër. Nga sa mësohet i ndjeri ka qenë vetëm në shtëpi kur dyshohet të ketë humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga kati i 5 i pallatit, duke gjetur vdekjen e mënjëhershme.

Kanë qenë fillimisht banorët e zonës dhe një efektiv i policisë që kanë parë trupin e pajetë të 50 vjecarit. Në vënd-ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur hetimin rreth shkaqeve të kësaj ngjarje. Albin Hiluku ka qenë pronar i një pike këmbimi valutor në Shkodër.

Nga hetimet e para dyshimet cojnë tek humbja e ekuilibirt gjatë punës që ai po bënte në ballkonin e shtëpisë, ndërsa mësohet se ka qenë person i qetë dhe i rregullut dhe pa probleme që mund ta kenë cuar deri në kryerjen e ndonjë akti të tillë. hetimi është përqëndruar tek humbja e ekuilibrit gjatë punës.

 

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …