BIEN AKSIDENTET ME VDEKJE

1 në 5 aksidente kanë tregues sjelljen e këmbësorit, është ky përfundimi i nxjerr nga Instituti i Statistikave. Sipas të cilitë nga 61 raste me pasojë vdekjen 48 prej të cilëve janë përgjegjës këmbësoret, dhe vetëm 13 raste janë fajtorë drjetuesit mejetit. Sipas INSTAT treguesit e sigurisë rrugore janë përmirësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. Numri të aksidentuarve për periudhën janar-Prill është 651 persona, duke u ulur me 9.6% krahasuar me një vit më parë. Shifrat janë më pozitive sa i takon vdekshmërisë nga këto aksidente, ku numri i individëve që kanë humbur jetën në këtë periudhë është ulur me 20.8% në 61 të vdekur.

Ndarë sipas grupmoshave, drejtuesit e moshës 25-35 vjeç janë segmenti me numrin më të lartë të aksidenteve, megjithëse në rënie për vitin 2018. Një rritje me 8.2% vihet re në aksidentet rrugore që lidhen me drejtues të moshës 35-45 vjeç, ndërkohë që në katër muaj janë shënuar edhe 5 raste të aksidenteve kur drejtuesit ishin të mitur nën moshën 16 vjeç. Sa i takon shpërndarjes gjeografike të aksidenteve, gati gjysma kanë ndodhur në qarkun e Tiranës, por duke qenë se janë kryesisht në zonën urbane kanë patur vetëm 14 viktima.

Qarqet më problematike sa i përket vdekshmërisë nga aksidentet janë Shkodra me 11 të vdekur, numër në rritje nga një vit më parë; ndjekur nga Durrësi me 9 të vdekur, po ashtu në rritje; dhe Elbasani me 8 të vdekur.

 

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKUESTROHEN ARME, MUNICIONE, EURO DHE BIZHUTERI

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.SH. Shkodër, në vijim …