Friday , 30 October 2020

BILALI: VLLAZNIA VONË ME PËRGATITJET, LIGA UNIKE NË PRAG

Vllaznia e basketbollit të meshkujve prej dy javësh ka nisur stërvitjen, por jashtë pallatit të sportit, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe vendimit ende në fuqi të institucioneve shtetërore për t’i mbajtur të mbyllur ato.

Për trajnerin Afrim Bilali, një situatë e tillë nuk është e favorshme sepse Liga Unike dhe kampionati janë në prag dhe një stërvitje e tillë do të ndikojë në ecurinë e ekipit…

Ndërkohë i pyetur me objektivat që do të ketë ekipi i Vllaznisë në sezonin e ri, trajneri Bilali është shprehur…

Tek Vllaznia e basketbollit puna për sezonin e ri ka nisur por sigurisht që mungesa e stërvitjes në pallatin e sportit është një problem shumë serioz dhe përpos kësaj, kjo po ndikon edhe në merkaton e drejtuesve, ndërkohë që aktivitetet janë në prag dhe skuadra duket e vonuar.

Lexoni dhe kete

DRESHAJ: DYERT E DEÇIÇ TË HAPURA PËR LOJTARËT SHKODRANË

10 ndeshje pa humbje dhe vendi i dytë në renditje për Deçiçin e bëjnë skuadrën …