BILANCI I AKSIDENTEVE NE 9 MUAJ

Nëntë njerëz humbën jetën nga aksidentet rrugore në muajin shtator të këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, pas bilancit të rëndë të muajit gusht, gjatë shtatorit humbjet në njerëz u pakësuan, çka lidhet edhe me rënien e pikut të lëvizjes dhe të aksidenteve. Bilanci i aksidenteve ngelet tragjik edhe për këtë vit, 152 viktima në nëntë muaj. Këtë vit, aksidentet kanë shkaktuar 14 viktima më pak, por shifrat tregojnë qartë se dëmet në njerëz ngelen të rënda. Këtë vit në Shqipëri kanë ndodhur rreth 1500 aksidente, në të cilat janë dëmtuar rreth 1600 njerëz.

Statistikat tregojnë se në Shqipëri ndodhin mbi gjashtë aksidente çdo ditë dhe pothuajse në të gjitha rastet përgjegjësitë janë njerëzore, kryesisht të drejtuesve të mjeteve. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tetë muaj kompanitë e sigurimeve kanë paguar 1.8 miliardë lekë ose 14 milionë euro dëme nga sigurimi i brendshëm motorik dhe nga sigurimi vullnetar kasko.

Krahasuar me një vit më parë, dëmet e paguara për aksidentet janë rritur me 16%. Sigurimet motorike sjellin më shumë se 60% të dëmeve totale për industrinë e sigurimeve në Shqipëri. Megjithatë, dëmet totale të aksidenteve janë shumë më të mëdha se kaq. Një pjesë e aksidenteve nuk raportohen në polici, ndërsa në një pjesë të mirë të rasteve zhdëmtimi mund të kërkojë shumë vite, sidomos në rastet e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara, që trajtohen nga Fondi i Kompensimit në Byronë Shqiptare të Sigurimeve.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …