Monday , 28 September 2020

BILANCI I OSHEE, REAGON PD

Pas bilancit të OSHEE ka reaguar edhe Partia Demokratike. Me anë të një deklarate për mediat, anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo tha se kjo periudhe thatësirë po u fakton shqiptareve se ashtuquajtura reforme e suksesshme ne sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe prodhim i propagandës së qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Bozdos, shifrat tregojnë qarte se jo vetëm qe klima e te berit biznes ne Shqipëri është përkeqësuar rende, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht ne kolaps.

Ai tha se në mbështetje te biznesit, Partia Demokratike do t’u mundësojë uljen me të paktën 20% te çmimit te energjisë elektrike per biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …