Sunday , 8 December 2019

“BILBILAT E VEGJEL TE SHKODRES KENDOJNE”, MBYLLET NATA E FUNDIT

Mbrëmjen e së mërkurës është përmbyllur nata e tretë dhe e fundit e festivalit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”. Një festival që edhe këtë vit plotësoi pritshmëritë e tij, duke zbuluara talente të reja. Një gjë e tillë pranohet edhe nga drejtori i Qëndres Kulturore të Fëmijëve Shkodër, Kujtim Alija. Për Tv Rozafa, ai thotë se Shkodrës edhe këtë vit i janë shtuar zëra cilësorë.

Ky ishte edicioni i 24-të i festivalit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”, që u organizua për tre netë me radhë në Qëndren Kulturore të Fëmijëve Shkodër. Tv Rozafa, si media partner, ka filmuar të plotë të tre netët, ku morën pjesë fëmijë nga kopshtet deri në klasën e 9-të.

Lexoni dhe kete

NJË XHAMI E RE NË SHKODËR

Një tjetër xhami i shtohet Shkodrës. Kështu këtë të premte është inaguruar xhamia në fshatin …