Wednesday , 26 June 2019

“BILBILAT E VEGJEL TE SHKODRES KENDOJNE”, NATA E DYTE

Pasditën e së martes është përmbyllur nata e dytë e festivalit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”. Një festival që vijon të prodhojë talente, ashtu si në vitet e mëparshme. Në natën e dytë merrnin pjesë 24 këngëtarë të klasave nga e katërta deri në të gjashten. Ashtu si në natën e parë, edhe në fund të natës së dytë u shpallën fituesit, ku çmimi i pare shkoi për Serxhio Toma, i dyti për Enxhi Grishaj, i treti për Mariklejda Lajthia dhe çmimin inkurajues e mori Sibora Beqiri.

Ndërkohë, pasditën e kësaj të mërkure do të zhvillohet nata e tretë dhe e fundit, ku konkurojnë këngëtarë nga klasa e shtatë deri në të nëntën. Ashtu si dy netët e para edhe e treta do të filmohet e plotë nga TV Rozafa dhe do të transmetohet në netët në vijim.

Lexoni dhe kete

PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE

Mbi 2 mijë maturantë të shpërndarë në 13 qëndra provimi i janë nënshtruar këtë të …