BIXHOZI DHE ALKOLI, SHKAK I KRIMIT NE FAMILJE NE MILOT

Në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë janë hapur dyert e mortit. Djali i tyre u ekzekutua mëngjesin e së dielës nga bashkëshortja Violeta. 42-vjeçari ishte tregtar në tregun e Milotit dhe sapo kishte mberritur aty gruaja e tij 35-vjeçe shkoi me armë dhe e ekzekutoi me 4 plumba.

Televizoni Rozafa ishte në shtëpinë e familjes Donaj në qytetin e Rrëshenit, aty ku njerëzit hyjnë e dalin për ngushëllim. Familjaret e viktimes nuk kanë folur asnjë fjalë pwr mediat në lidhje me krimin e rëndë.Por ajo çfarë kwrkon Familja Donaj ka të bëjë me personin që i dha pistoletën nuses së tyre. Ata ia kanë kërkuar këtë policisë, por edhe po e kërkojnë vetë privatisht.Nga të dhënat e policisë thuhet se mes çiftit ka patur probleme dhe një javë më parë është diskutuar edhe divorci. 2 ditë para ngjarjes Violeta Donaj kishtë marrë djalin e sajë të mitur dhe ishte larguar nga banesa e bëshkëshortit, duke shkuar tek familja e saj.

Mësohet se familjareve të sajë nuk ju kishte thënë asgjë për problemet që kishte me burrin, kjo duke ju referuar dhe dëshmise së tyre në polici.Problemet mes çiftit Donaj konfirmohen dhe nga fqinjet e tyre.Njëri prej tyre i cili nuk don të identifikohet thotë se viktima Kujtim Donaj ishte zhytur në borxhe, pasi luante bixhoz dhe konsumonte alkol në vazhdimësi.

Kujtim Donaj është përcjellë për në banesen e fundit rreth orës 13:00 të së hënes.Në ceromoninë mortore kanë qenë të pranishem dhe dy fëmijet e tijë të mitur, ndërsa kanë munguar familjaret e gruas të cilët nuk janë pranuar të jenë të pranishem nga familja e viktimes.

Lexoni dhe kete

DEMSHPERBLIMET PER ISH- TE PERNDJEKURIT POLITIK

Edhe 11 ditë kanë mbetur nga afati përfundimtar, që Ministria e Financave dhe Ekonomisë u …