Saturday , 16 November 2019

BIZNESET BORXH NDAJ BASHKISE LEZHE

Shumë biznese kanë detyrime të pashlyera në Bashkinë Lezhë dhe kjo situatë nuk do të tolerohet. Paralajmerimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu gjatë mbledhjes së radhës të Këshillit Bashkiak. Sipas tij mos mbledhja e taksave ka sjellë veshtiresi financiare në këtë njesi vendore, ndërsa shton se fundi i vitit është afati fundit për lekujdimin e detyrimeve dhe më pas do të proçedohet me bllokim të llogarive bankare.

Keshilltaret bashkiak kanë kërkuar që investimet në Lezhë të mos përqëndohen vetem në qender të qytetit, por edhe në periferi dhe zonat rurale. Sipas të dhënave në Bashkinë e Lezhës janë 61 milion lekë detyrime të pashlyara nga biznesi 20 prej të cilave i përkasin vitit 2019-të.

Lexoni dhe kete

FRIKE NGA PERMBYTJET NE KURBIN

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu. Kanali i ujerave …