Tuesday , 18 December 2018

BIZNESET GJATE DHJETORIT ARKETOJN ME SHUME

Rritja e cmimeve gjatë vitit 2017 ka ndikuar që në Shkodër gjatë dhjetorit të këtij viti të ketë një rritje të arkëtimeve nga ana e bizneseve. Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Tatim Taksave Shkodër në gjithë territorin e qarkut Shkodër janë  2300 biznese të mëdha dhe 4120 biznese të vogla, dhe sipas të dhënave nga deklarimi online sipas faturimit të kasave fiskale gjatë dhjetorit 2017 janë arkëtuar rreth 2 miliard e 538 milion 953 mijë e 793 lekë, ndërsa në vitin 2016 arkëtuar sipas deklarimit përmes kasave fiskale  2 miliardë 372 milion 695 mijë e 455 lekë ose 166 milion 258 mijë e 338 lekë më shumë. Sipas të dhënave kjo ritje e arkëtimit vjen edhe si shkak I rritjes së cmimeve të produketeve por edhe e kostove tjera.

Nga ana tjetër mësohet se bizneset në Shkodër gjatë muajit dhjetor pavarësisht deklarimit të arkëtimeve fitimet kanë qenë shumë herë më të vogla se në 2016-ten për shkak të kostove shtesë si TVS, transporti dhe doganat, duke qenë se vendi unë pjesën më të madhe të artikujve I importon dhe është kthyer në eksportuesin më të vogël në rajon. Nga ana tjetër kemi gjatë vitit 2017 rreth 200 biznese që kanë mbyllur aktivitetin ose janë bashkuar. Bizneset që më së shumti kanë të ardhura janë supermarketet dhe lokalet e basteve të cilat operojn me NIPT sekondar në bazë të ligjit të lojrave të fatit. Ku vetëm në Shkodër numërohen rreth 700 lokale bastes dhe biznese të cilat operojnë në këtë fushë.

Lexoni dhe kete

“ARTI KUNDER DHUNES”

Në kuadër të projektit “Arti kundër dhunës”, Bashkia Shkodër ka organizuar pasditën e së premtes …