BIZNESI I VOGEL NE PROTESTE EDHE NE LEZHE

Edhe në Lezhë një pjese e biznesit të vogel i është përgjigjur thirrjes së opozites, për të mbyllur aktivitetin në shenjë proteste kundër vendojes së TVSH-së.Mbi 20% e bizneseve u solidarizuan dhe mbyllet qepenat për rreth 1 orë, ndërsa pjesa e tjeter vijoj normalisht punen.

Në mbështetje të protestes ishin dhe Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, si dhe kreu i kësaj force politike në Lezhë Paulin Marku.Ata zhvilluan takime me biznesin e vogel, duke ju kërkuar që të reagojnë, pasi vendosja e TVSH-së do ti çojë drejt falimentit.

Jashtë kamrave tregtaret thonë se vendosja e TVSH-së është e papërballueshme për ta, kjo duke ju referuar dhe faktit se fuqia blerese ka rënë ndjeshem gjatë viteve të fundit.

Lexoni dhe kete

“NE BREGDETIN E SHENGJINIT NUK DERDHEN UJERA TE ZEZA”

Ujerat e bregdetit të Shëngjinit janë të pastra, pasi nuk ka derdhje të ujëra të …