Monday , 20 September 2021

BIZNESMENI ARDIT KRAJA 15 MILIONË LEKË SHPËRBLIM PËR VLLAZNINË

Qëndrimi në Superligë dhe hedhja e Tiranës një kategori më poshtë nuk kishte si të mos festohej mbrëmjen e së shtunës në Shkodër. Tifozët në mënyrën e tyre por edhe futbollistët I janë gëzuar jo pak suksesit në këtë ndeshje shumë delikate. Ato janë mbledhur menjëherë pas ndeshjes në një nga lokalet pranë stadiumit për të kaluar disa orë sëbashku dhe për të shijuar mbylljen e duhur që I bënë këtij sezoni.

Por në këtë darkë festive nuk mund të mungonin as suprizat. Biznesmeni I njohur shkodran Ardit Kraja kishte ardhur enkas nga Tirana për të marrë pjesë në këtë festë të Vllaznisë dhe ashtu siç ka bërë edhe herë të tjerë, edhe këtë rradhë është treguar dorëlëshuar duke akorduar një shpërblim prej 15 milionë lekësh për ekipin e Vllaznisë.  Një gjest për t’u vlerësuar I këtij biznesmeni që në dy-tre vitet e fundit I është gjendur gjithnjë pranë ekipit me mbështetjen dhe shpërblimet e dhëna. Në këtë festë të mbrëmshme kanë qenë të pranishëm edhe mbrojtësit Bicaj e Vrapi të cilët nuk kanë qenë prezent në ndeshje megjithatë kanë qenë pranë ekipit për t’i dhënë mbështetje shokëve të tyre por ndoshta edhe për t’i dhënë lamtumirën kësaj skuadre sepse me shumë të ngjarë nuk do jenë më pjesë e saj në sezonin e ri.

Festa këtu mbaroi. Vllaznia duhet të nisë tashmë të mendojë për sezonin e ardhshëm I cili padyshim që duhet të jetë ndryshe për shkodranët . Shkodra meriton më shumë. Tifozët e saj të mrekullueshëm meritojnë më shumë dhe jo të ftohen në stadium për të mbështetur Vllazninë që ajo të mos bjerë nga Superliga. Këtë tashmë e kanë të qartë të gjithë dhe padyshim që duhet punuar për të patur një ekip që më në fund të luftojë për të fituar trofe. Tifozët këtë presin prej kohësh. Festa ka mbaruar që mbrëmë. Tashmë duhet të nisë puna për sezonin e ri, sa më shpejt në mënyrë që edhe këtë herë të mos bëhemi vonë si herët e tjera.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …