BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po gjallëron më ritmet që duhet përkundrazi bizneset e fushës kanë hyrë në një cikël mbijetese për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit dhe kostove të larta. Në vitin 2017 u vu re një rënie e numrit të krerëve të bagëtive si në gjedhë dhe në imta. Numri i gjedhëve në vitin 2017 është 475.215 krerë, duke shënuar një rënie me 3,4%, në krahasim me vitin 2016.

Prodhimi i qumështit në vitin 2017 është rreth 1,2 milion tonë, duke u rritur me rreth 1%, në krahasim me vitin 2016.  Fermat blegtorale, që pas krizës së vitit 2008 u panë një zgjidhje e mirë për diversfikimin e investimeve për disa biznese që tradicionalisht ishin të lidhura me aktivitetin e  ndërtimit dhe tregtisë sot po rezultojnë një zhgënjim. Jo vetëm ata, por i gjithë sektori i organizuar në ferma blegtorale ka hyrë në një cikël falimentimi, për shkak të kostove të larta që ka krijuar mungesa e ekonomisë së shkallës nga njëra anë dhe nga informaliteti i lartë nga ana tjetër.

Nga të dhënat zyrtare shihet se numri i krerëve të gjedhit me 2016 ka rënë me 30% në krahasim me vitin 2001, numri i dhive ka rënë me 8% dhe gjithashtu në rënie të lehtë është edhe numri i deleve.

Lexoni dhe kete

MONITORIMI I PISHINAVE NE SEZONIN E VERES

Prej disa ditësh, Drejtoria Rajonale e Shëndetëisë Shkodër ka nisur kontrollet apo monitorimin e ujit …