Wednesday , 20 June 2018

BLINISHT, SISTEMI VADITES JASHTE FUNKSIONI

Eshtë një ndër zonat me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, por mungesa e vaditjes po e penalizon këtë sektor. Mijera hektarë tokë bujqësore të disa fshatrave në Njesisë Administrative të Blinishtit në Lezhë rrezikojnë të ngelin pa vaditje këtë verë, pasi sistemi ka dalë jashtë funksioni.

Kanali vadites ka pësuar dëmtime në disa vende, ndërsa është mbuluar dhe nga mbeturinat. Fermeret kërkojnë që të ndërhyhet në kohë për ti dhënë zgjidhje këtij problemi, pasi sipas tyre shumë familje e kanë të lidhur jetesen me bujqësinë.

I kontaktur për këtë çështje Përgjegjësi i Sektorit të Kullimit në Bashkinë Lezhë, Luigj Frangaj, ka bërë të ditur se janë në dijeni të kësaj problematike dhe se shumë shpejt do të ndërhyhet për vënien në funksion të sistemit vadites në këtë zonë, duke deklaruar se gjithçka do të jetë gati para stines së veres.

Lexoni dhe kete

“RRUMBULLI” DEMTON BUJQESINE NE KURBIN

Shfaqet çdo vit në muajin maj dhe shkakton dëme të shumta në sektorin e bujqësisë …