Sunday , 17 February 2019

BLLOKIMI I TRIÇIKLAVE TE BANOREVE TE KOMUNITETIT ROM

Pas një proteste të zhvilluar para Bashkisë Shkodër, përfaqësues të komunitetit rom kanë zhvilluar një takim në ambjentet e këtij institucioni për shkak të bllokimit të triçiklave nga ana e policisë rrugore. Përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik të Bashkisë Shkodër u kanë bërë të ditur se bllokimi i këtyre mjeteve ka të bëjë me respektimin e ligjeve dhe rregullave nga policia rrugore. Vilma Shiroka, Përgjegjëse e Sektorit të Përfshirjes Sociale, Strehimit dhe Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, thotë se Bashkia Shkodër ka dy vite që zbaton planin lokal të fëmijëve në situatë rruge duke u ofruar mbështetje.

Sipas përfaqësuesve të Bashkisë Shkodër, fëmijët e këtij komuniteti janë mbështetur në proçesin mësimor dhe janë përfshirë në aktivitete social- kulturore gjatë vitit si dhe ne kampin veror te organizuar nga Qendra Komunitare per Familjen nr. 4 gjatë periudhës së verës.

Lexoni dhe kete

QYTETARET TREGOJNE ARSYET E PROTESTES PER TV ROZAFA

Qytetarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria ishin të shtunën në protestë ndaj qeverisë Rama. …