BLLOKIMI I VARKAVE PER TURISTET

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se pas inspektimeve dhe verifikimeve të mjeteve ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh në liqenet e Komanit, Vaut të Dejës dhe liqenit të Shkodres janë konstatuar se ka mjete ujore që bëjnë transport pasagjerësh dhe automjetesh të cilat janë artizanale dhe rrezikojnë jetën e njerëzve dhe mjeteve.

“Për këtë arsye, sot po zhvillohet një operacion në bashkëpunim me policinë e qarkut Shkodër dhe hetimit tatimor për bllokimin e mjeteve pirate dhe artizanale të paregjistruara dhe të paçertifikuara dhe që janë rrezik për turistë që lëvizin në këto liqene. Operacioni po vazhdon me verifikimin dhe bllokimin dhe është në proces” njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lexoni dhe kete

GAZETARI I TV ROZAFA GJEN DROGE NE BREG TE LIQENIT

Një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike Canabis Sativa në gjëndje boçe është hedhur në …