BLLOKOHET NJE MAGAZINE NE SHKODER, MBAHESHIN MALLRA PA DOKUMENTA

Ne Shkodër është arritur të finalizohet me sukses, pas një pune investigative, aksioni për bllokimin e një magazine ku mbaheshin në sasi të mëdha mallra, të pashoqëruar me dokumente/faturë tatimore.

Gjithashtu pas verifikimeve rezultoi se magazina që ishte e fshehur në mjediset e shtëpisë, ishte e përshtatur si e tillë dhe në të ruhej malli i gatshëm për tregtim.

Ambjenti ishte i padeklaruar në organet tatimore. Përveç masave administrative të ndërmarra, për shkeljet e konstatuara, subjekti u procedua penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Fshehjen e të ardhurave”, si dhe për veprën “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 180 dhe 179 të Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

BURG TE PERJETESHEM PER MILOVAN PARUBI, VRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi …