BLLOKOHET PUNA NE HIPOTEKEN E LEZHES

Mungesa e titullarit ka bllokuar punën në Hipoteken e Lezhës, prej të pakten dy javesh.Qytetaret që duan të marrin shërbime në këtë insitucion e kanë të pamundur një gjë të tillë.Ata e konsiderojnë shqetësuese këtë fakt dhe për ta është e pakuptimte që Ministria e Drejtesisë nuk gjen zgjidhje.

Burime nga Zyra e Regjistrimit të Palujtshme në Lezhë kanë bërë me dije se pas dorëheqjes së ish drejtorit të komanduar Eraldo Smaçi, ka mjaft paqartësi edhe në punën e administratës që tashmë ka mbetur pa drejtues.Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se drejtuesi i ri i Hipotekës së Lezhës do të prezantohet pasditen e së martes dhe duke nisur që nga dita e neserme, puna në këtë insitucion do të vijoje normalisht.

Lexoni dhe kete

HAPJA E SEZONIT TURISTIK NE VELIPOJE

Lojëra me dorë, Hendboll dhe Volejboll, si dhe muzikë me këngë e valle dhe me …