BLLOKOHET RRUGA NACIONALE RUBIK-LEZHE

Rruga e vjeter nacionale Lezhë-Rubik është bllokuar prej dy ditësh përshkak të rreshqitjes së dherave dhe gureve.Rreshqitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Rrasfik, ndërsa nga kjo situatë rrezikohet dhe një shtyllë e tensionit të lartë.Për zhbllokimin e rruges është angazhuar menjëherë firma kontraktore që mirmban këtë segment rrugor.Punëtore e mjete janë angazhuar për lagmin e dherave dhe gurëve në zonen ku ka ndodhur rreshqitja.Për të parë situaten e krijuar ishte dhe prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi.Ai tha se deri në oret e pasdites ky segment rrugor do të zhbllokohet dhe do të jetë i kalueshem për automjetet.

Por ky segmet rrugor rrezikohet dhe nga rrjedha e lumit Mat.Rrjedha e lumit ka gërryer trasenë e rruges në disa vende, ndaj dhe kërkohet ndërhyrje.

Pas zhbllokimit të rruges firma kontraktore do të vendose tabelat sinjalizuese në zonat ku ka rrezikshmeri.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FITON THELLËSISHT 7-1 MIQËSOREN ME “VLLAZNINË B”

Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 miqësoren e luajtur pasditen e së shtunës …