BLUSHI: KY PARLAMENT DUHET TI DOREZOHET DREJTESISE!

Une isha nė Bruksel gjatė takimit tė dy parlamenteve dhe dua tė them dy fjalė: ajo qė kuptova ėshtė se Evropa kėrkon tė na integroje por ne nuk duam. Nė fakt e krijova kėtė pershtyje duke parė menyren sesi tolerojne defektet e sistemit tonė, varferine ekonomike, korrupsionin, ineficencen e administrates shqiptare, padrejtesine, tendencen pėr tė ikur nga vendi si dhe mungesen e gravitetit tė plote tė shumices se reformave qė bėjmė.

Edhe progres raporti I fundit ishte shkruar mė mire se cdo ta shkruante cdo shqiptar qė iken nė emigracion sot. Kur them kėtė jam I bindur se Evropa ka vendosur tė na integroje keshtu si jemi, pa e humbur durimin. Dhe unė besoj se kjo ėshtė  qasja me e drejte. Me mire njė vend qe integrohet kėshtu sic ėshtė nė Evrope sesa njė popull qė pėr shkak tė lodhjes detyrohet tė emigroje nė Rvrope, nga pak cdo dite, derisa tė zvogelohet nė piken kur bėhet I paqeverisshem.

Ne tė vertete prej disa vitesh besoj se Evropa bėn cdo perpjekje per tė na afruar dhe nė bejme cdo perpjekje pėr tu larguar.

Kjo ndodhi edhe nė Bruksel para dy ditesh.

Duket sikur prej disa vitesh nė parlamentin tonė ka dy pale: njė palė qė kėrkon tė bashkohet me Evropen dhe tjetra e e pengon. Nė fakt megjithese tė dyja palėt ndryshojne herė pas here vendet ėshtė  vetem njė pale qe humb: ėshtė pala e tretė.

Ajo e shqiptareve.

 

Per faj tė truqeve qq ky kuvend apo palet politike nė kėtė vend I ngrene njera- tjetres me njė fantazi qe do ishte per tu patur zili nga cdo I cmendur, integrimi I shqiptareve nė Evrope shtyhet dhe shtyhet dhe nuk mbaron kurrė por vetem fillon dhe rifillon.

Disa vite me parė nė shpikem qarkun e Fierit, tani ka arsye tė tjera qė lidhen sa me procedurat e deri me ping pongun absurd se kush duhet tė kalojė me shpejt nė kalendat greke tė ketij parlamenti : ligji i dekrimininalizimit apo reforma nė drejtesi.

Kėtė degjova nė Bruksel edhe gjatė kėsaj jave.

Jam I bindur qe europarlamentarėt qė flasin me ne ia bejnė kėtė pyetje vetes: a janė tė gjitha palet nė Shqiperi dakort pėr tu integruar nė Evrope?

Unė them se janė, por seicila me kushtet e veta.

Por meqe ky debat u zhvillua edhe nė parlamentin Evropian dua ta sjell edhe kėtu.

Koleget e opozites kushtezuan reformen nė drejtesi jo nė thelb, por nė procedure. Sipas tyre, ky parlament I mbushur me kriminelė nuk ka tė drejtė morale tė miratojė reformen nė drejtesi dhe mė parė duhet tė kryhet dekrimininalizmi, pra pastrimi I kuvendit dhe pastaj tė votohet reforma nė drejtesi.

Nuk ėshtė njė qasje qė duhet tė hidhet poshtė detyrimisht pėr sa kohė qė ėshtė afermendesh qė kriminelėt nuk mund tė zgjedhin gjykatėsit dhe prokurorėt e  tyre.

Nė tė vertete ky ėshtė njė perceptim popullor qe nė bejme ligje qė I kapin tė gjithe pervec nesh.

E megjithate unė vetė jam me opsionin e kundėrt.

 

Eshtė e vėrtetė se ky parlament nuk I ngjan asnjė parlamenti tjetėr nė Evrope sot .Ka aq shume njerėz me tė shkuar kriminale saqe nganjėherė tė duket vetja nė kushte paraburgimi. Eshtė nė turpin e atyre qė I futen, qė i pėrdorn pėr tė marre vota duke e ditur se kush ishin dhe sigurisht nė turpin e atyre qė i mbrojne ende sot. Ky parlament do hyjė nė analet e shtetit shqiptar si mė qesharaku i tė gjitha kohėrave.

Por fatkeqesisht ai ėshtė legjitim.

Populli shqiptar qe nuk ka njė oferte tjeter, pėrvec dy ofertave, i votoi pa parė emrat por duke parė vetėm listat e partive.

Pra cdo njeri kėtu megjithese nuk ėshtė nė vendin e vet ėshtė  I votuar.

Pyetja ime ėshtė kjo:

A do ishte ky parlament kaq I shemtuar dhe I ndotur nėse Shqipėria do kishte drejtesi? Sigurisht qė jo. Drejtesia do ishte dhe duhet tė jetė pengesa kryesore e ndotjes politike. Njė drejtėsi e pavarur e cila nuk barazon kriminelin me tė drejtin, nuk fsheh krimet dhe nuk favorizon korrupsionin ėshtė e vetmja mundėsi pėr ta pastruar kėtė parlament.

Unė vetė nuk besoj me se dy palėt politike dhe ata qė marrin vendime nė emėr tė tyre kanė fuqinė dhe aftesinė e duhur pėr tė pastruar parlamentin. Ka vetem dy mundesi qė nuk janė konsumuar:

E para ėshtė populli shqiptar. Nėse ai merr vendime pėr tė na nxjerrė tė gjitheve jashte kėtė nuk e ndalojmė dot.

E dyta ėshtė drejtėsia. Nėse drejtesia funksionon njė pjese e madhe e antareve tė kėtij kuvendi nuk do shkelin mė kėtu.

Pėr shkak se e kam kėtė bindje prej kohesh unė besoj se refoma nė drejtesi ėshtė reforma e reformave. Nese ka njė punė qė nuk mund ti ikim ėshtė reformimi I drejtesise jo vetem si kusht I Bashkimit Evropian, por nė radhe tė pare si shpagim. Ky parlament mund tė lajė llogaritė me zgjedhėsit e vet vetėm duke reformuar drejtėsinė.

Ose me sakte duke iu dorezuar drejtesise.

Ky do ishte I vetmi akt moral qe ia vlen tė mbahet mend prej nesh. Prandaj them se cdo truk procedurial pėr tė kushtėzuar dekrimininalizmin me reformimin e drejtesise ėshtė i pavend dhe I pagjetur si truk.

Vetem drejtesia mund ta pėrmiresojė politikėn shqiptare. Vetem njė drejtesi e pavarur mund tė na detyroje tė kemi frike nga ligji, tė ndėshkohemi dhe tė mbajmė pergjegjesi pėr aktet tona.

 

Ka njė debat tė madh sot nė vend se kush meriton tė shkoje nė burg dhe nė fund tė fundit pėr cfare.

Sot shkon nė burg si Shofer, pėr shkelje semafori, shkon nė burg si Student, se proteston, shkon nė burg si Konsumator se s’paguan energjine, shkon nė burg si Fukara se ndėrton catine e shembur tė shtepise, shkon nė burg si Klient se nuk ke kupon, shkon nė burg si Biznesmen se nuk ke paguar gjithe taksat, shkon nė burg si Gazetar se mund tė kesh thene tė verteten apo ta kesh shtremeruar ate. Po si Politikan a shkon nė burg? Deri tani jo.

Ka njė ndryshim mes gjithė kėtyre zanateve qė permenda. Ata janė tė gjithe zgjedhes, edhe shoferėt, edhe studentet, edhe klietet, edhe tė varferit, edhe biznesmenet. Janė zgjedhes. Ndėrsa ne jemi tė zgjedhur.

Dhe unė kam njė pyetje pėr tė gjithe ne:

Nėse shkon nė burg si zgjedhes, po si i zgjedhur a shkon nė burg?

Ne ende nuk kemi bėrė asnjė reformė pėr tė ndeshkuar veten. Edhe kur kjo ėshtė e detyrushme nė perdorim procedurėn pėr tė shmangur drejtesinė. Atėherė a kanė tė drejtė zgjedhėsit nė kėtė rast fukarenjte, tė varferit, klientet, studentet, sipermarresit dhe gazetarėt tė na pyesin:

Po ju a shkoni nė burg dhe nėse shknoi kur do shkoni?

Unė them se ka ardhur koha pėr ti dhėnė njė pergjigje qė vonohet prej 25 vitesh me koston e njė vendi I cili ka humbur 1 milion banorė nė emigracion, humb 100 mijė qė kanė ikur vetėm gjatė ketij viti, nuk punėson dot 70 pėr qind tė nxenesve qė edukon dhe aplikon deri nė 10 pėrqind tė popullsise pra afro 200 mijė vetė pėr llotarine amerikane.

Ne nuk mund tė mos kemi njė pergjigje pėr kėta njerėz. Ata nuk po ikin vetėm se janė tė varfer. Ata po ikin sepse shohin se njerėzit qė bėjnė mė shumė dėme nuk ndėshkohen. Ndeshkimi I tyre pėr pandėshkueshmėrinė tonė ėshtė braktisja. Ne jemi njė klasė politike tė ciles po I ikin zgjedhesit e vet.

Prandaj ka ardhur koha tė ndėshkojmė veten tonė.

Ka ardhur koha qė nė vend tė shqiptareve tė ikim ne. Ose ti dorzohemi papunesise ose ti dorzohemi drejtesise.

Lexoni dhe kete

SHEMBJA E TEATRIT, REAGON EDHE PD SHKODƋR

PĆ«r shembjen e teatrit kombĆ«tar ka reaguar edhe Partia Demokratike dega ShkodĆ«r. NĆ« njĆ« njoftim …