Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites shtyrja e reformes territoriale deri ne 31 korrik.

BLUSHI: NE KEMI NJE QEVERI TEKNIKE!

Deputet i Partisė Socialiste Ben Blushi e ka konsideruar si “qeveri teknike”, qeverinė e Kryeministrit Edi Rama sot nė Kuvend dhe i ka propozuar qartazi opozitės,  rrugėn ligjore pėr ta rrėzuar nga pushteti pa dhunė, pra, duke mos zgjedhur tė veprojė si nė protestat e  14 Shtatorit apo 21 Janarit. Mirėpo, ja ē’zgjidhjeje i afroi Blushi, PD-sė, pėr ta pėrmbysur “qeverinė teknike” nė mėnyrė demokratike. Ai i sugjeroi asaj referendumin.

FJALA E DEPUTETIT BEN BLUSHI

“Po tė isha sot njė nga anėtarėt e PD-sė, natyrisht qė nuk shkoja tek protesta e PD-sė. Jo sepse jam kundėr, por shoh me keqardhje se nuk keni asnjė mundėsi pėr tė frymėzuar ata qė duhet tė protestojnė, por ėshtė si njė ērregullim nė trafik. Ose ajo qė ngjau me njė takim tė muratorėve tė pavarur, se pashė qė i ratė atij bunkerit,  qė edhe mua s’mė pėlqen fare.

Kam dy fjalė pėr bunkerin qė e kthyet nė tallaz. Unė s’jam dakord as me ata qė thonė se ishte vepėr arti. Natyrisht qė gjėja mė e mirė qė bėtė ishte qė hoqėt ato teneqetė qė ishin aty dhe ne pamė qė nuk ishte vepėr arti. Ishte njelloj si njė shtyllė betoni apo zhgarravinė nė rėrė qė ta quash vepėr arti. Nuk ishte vepėr arti.

Jeni e vetmja parti qė dhunoni edhe kur jeni nė pushtet, edhe kur nuk jeni: Nė 14 Shtator dhe nė 1 Janar. Ka breza qė s’e kujtojnė 14 Shtatorin, por ai ishte grusht shteti.

Nė 21 Janar vratė katėr vetė. Se dy mundėsi janė. O tė shkoni drejt 14 Shtatorit – ose drejt 21 Janarit.

Dėgjova sot deputetė tuaj se ne kemi njė plan. Plani juaj ka dy kėrkesa: O zgjedhje tė parakohshme, ose qeveri teknike. Se qeveria jonė ėshtė teknike.

E doni mė politike se kaq? Pėr ju mund tė ishte mė keq. Mos kėrkoni atė qė vjen mė pas.

Kėrkoni zgjedhje tė parakohshme.

Po flitet shumė kėto ditė pėr reformėn nė drejtėsi dhe thuhet se nuk e doni. Nėse ka njė gjė qė duhet tė diskutohet, ėshtė reforma nė drejtėsi. Ēfarė ka ajo? Se ka ardhur koha ta dimė, i bėj kėrkesė edhe kolegėve tė mazhorancės.

Unė besoj se ju nuk do arrini ta bllokoni reformėn nė drejtėsi. Shkojmė nė referendum. Mund ta bėjmė. Ja dhe qeverinė teknike ku e keni, ja dhe referendumin pėr tė pastruar politikėn. Kjo klasė politike nuk ėshtė pastruar as me zgjedhje tė kohshme, as me tė parakohshme, por me reformėn nė drejtėsi.

Meqė dola tė flas edhe sot kemi nė fakt tė rėndėsishėm pėr decentralizimin, ėshtė njė koleg kėtu qė ne e pėrgėzojmė pėr vrullin e tij, Bashkim Fino, qė mė thotė aman thuaj njė fjalė tė mirė pėr reformėn. Nė fakt, ky ligj ėshtė shumė i mirė, i domosdoshėm pėr shkak tė reformės qė ne miratuan.

Ky ligj sot tregon se reforma territoriale ėshtė funksionale, po unė nuk besoj se ēdo qytetar e ka prekur sot ndryshimin dhe ndryshimi nuk preket nėse aty nuk shėrbehet. Pra, kush janė kompetencat qė qeveria qendrore do t’i lėshojė dhe kush do t’i mbajė?!

Kompetencat e pushtetit lokal janė tė pamjaftueshme. Sot flasim pėr bashki tė mėdha qė kanė mundėsi pėr tė gjeneruar kompetenca, ndaj ky ligj ėshtė pėr t’u pėrgėzuar dhe duhet shkuar pak mė tej, qė  qeveria tė kishte guximin pėr tė prekur disa ēėshtje. Psh qė mėsuesit apo infermierėt tė mos emėrohen nga ministria, kur mund tė emėrohen ng a bashkitė. Natyrisht, mbi disa kritere dhe kryebashiaku tė jetė pėrgjegjės. Siē e ka Kosova. Sepse mėsuesi ka status dhe atė nuk e heq dot nėse e emėron kryetari i bashkisė , siē e ka Kosova dhe dhe atje nuk ka debat pėr kėtė. Kurse ne e kemi politizuar kėtė ēdo vit.

Problemi tjetėr ėshtė asimetria. Disa bashkive tė mėdha do t’u jepen kompetenca mė tė mėdha se tė voglave dhe kjo e ka njė sens. Nė kėtė sens do tė isha qė edhe ēėshtjet e trafikut si dhe tė infermierėve t’i kalonin bashkisė dhe qeveria s’ka pse i merr dhe ėshtė nė rregull nė raport me zgjedhėsit.

Pėr Tiranėn do tė sugjeroja qė tė merrte statusin e metropolit. Dmth ka disa kompetenca mė shumė, jo si nė Sarandė, Pukė etj. sepse erozioni demografik nuk ka mbaruar, Tirana do vazhdojė tė rritet dhe mund tė ishte njė ligj i veēantė pėr kryeqytetin, si njesi ekonomike me mė shumė kompetenca se njesitė e tjera.

Se ligji pėr decentralizimin ėshtė ligj sesi do tė vazhdojmė tė qeverisim nė vitet e ardhshme dhe shpėton qeveritė nga obeziteti, nga korrupsioni. I propozoj opozitės qė ta votojė kėtė ligj pėr decentralizimin se nė vitin 2001 kur ėshtė miratuar ai, ėshtė miratuar bashkarisht”

Lexoni dhe kete

BASHA TAKON KREUN E KONFINDUSTRISƋ

Kreu i PartisĆ« Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar njĆ« takim me kreun e KonfindustrisĆ«, Gjergj …