Wednesday , 30 September 2020

BOGUJEVCI: BOKSI SHQIPTAR DHE KOSOVAR PO RRITET

Marëdhëniet dhe bashkëpunimi në mes boksit shqiptar dhe atij kosovar ka qenë shumë i mirë gjatë gjithë këtyre viteve dhe i tillë pritet të jetë edhe në vazhdim.

Presidenti i Federatës kosovare, i mirënjohuri Mehmet Bogujevci, ka qenë gjatë këtyre ditëve në Velipojë i ftuar nga drejtuesit e ekipit tonë kombëtar për të ndjekur stërvitjen e tij dhe në një prononcim për Televizionin Rozafa, ai shprehet se boksierëve të dy vendeve u duhet edhe më shumë punë për të synuar suksesin edhe në Europë…

Prania e nënkampionit të botës në stërvitje, padyshim që është një nxitje për sportistët e kombëtares shqiptare të cilët kanë se çfarë të mësojnë nga një emër i tillë si Mehmet Bogujevci.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …