Wednesday , 29 June 2022

Bojkoti i mesimit, reagon Berisha dhe Topalli

Por pas protestes se nxenesve të shkollës së mesme të përgjithshme “28 Nëntori” ka reaguar edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Në një status në FB, ish kryeministri thekson seGjimnazistet e Shkodres ne proteste ne mbrojtje te vlerave ne arsimin tone! më pas vijon: sot te gjithe nxeneset dhe nxenesit e Gjimnazit 28 Nentori ne Shkoder braktisen bankat dhe klasat e tyre dhe dolen ne nje proteste – mision, ne mbrojtje te vlerava te arsimit tone nga “aleanca e qelbesirave” dhe revanshi i shtetit te tyre policor. Ata sot po protestojne pasi dite me pare ata me nje peticion kane kundershtuar largimin nga detyra pa asnje motivacion te drejtoreshes se gjimnazit, nje zonje e respektuar jo vetem nga ata por nga mbare qytetit. Natyrisht peticioni i tyre eshte hedhur ne kosh te letrave nga qeveritaret, ndaj dhe ata sot jane te gjithe ne rruge. Ndërkohë postimi I ish kryeministritë mbyllet duke I drejtuar një thirrje të gjithë gjimnazistëve të shkollave të Shkodres dhe mbarë shqipërisë “Ju bej thirrje te gjithe gjimnazisteve te Shkodres dhe te mbare Shqiperise, prinderve te tyre, te frymezohen nga shembulli i gjimnazisteve ne proteste dhe te mbrojne arsimin, arritjet, vlerat e tij e te mos lejojne shkaterrimin e tij nga klika Rama – Meta. Protesta dhe vetem protesta eshte rruga per te ndalur revanshin e shtetit te tyre policor!

Por në lidhje me bojkotin e mësimit nga ana e nxënësve të “28 Nëntorit” ka reaguar nëpërmjet facebookut edhe deputetja e PD- së në metropolin verior, Jozefina Topalli. Urdheri i Rames per te hequr nga puna mesuesit dhe per t’i zevendesuar me militantet e tij ka ngritur ne proteste gjimnazistet! Dhe nuk eshte rastesi qe protesta filloi pikerisht nga gjimnazi” 28 Nentori” ne Shkoder! Nga ky gjimnaz ka filluar edhe protesta e pare kunder komunizmit! Nje gjueti te tille shtrigash kundra mesuesve nuk e ka bere as Enveri, te pakten ne vitet e para. thekson ish kryeparlamentarja në njërin postim.

Ndërkohë pas disa minutash në një tjetër postim Topalli deklaron “Krenare per gjimnazistet e Shkodres, qe nuk pranojne te jetojne ne “Fermen e Kafsheve” te Edi Rames! Qytetare, ngrijeni zerin per cdo padrejtesi qe ju behet nga pushteti! Frymezohuni nga te rinjte e Shkodres, qe po protestojne si europiane te vertete kunder largimit politik te drejtoreshes se shkolles se tyre! Ne proteste kunder mashtrimit! Mos e lejoni Edi Ramen ta ktheje Shqiperine ne “Fermen e Kafsheve””

Lexoni dhe kete

BAJRAM BEGAJ PËR PRESIDENT I RI I SHQIPËRISË

Shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ«, gjeneralmajor Bajram Begaj, Ă«shtĂ« …