BOKS, VLLAZNIA E SIGURTË DREJT TITULLIT TË 21-TË

Pesë boksierë të Vllaznisë kanë arritur të fitojnë në ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit, të zhvilluara pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke siguruar kualifikimin për në finalet e kampionatit. Krenar Zeneli,Arjon Kajoshi, Bekim Vjerdha, Albert Kapaj dhe Nelson Hysa kanë arritur të fitojnë ndaj kundërshtarëve të tyre. Përfundimisht, në ndeshjet finale, rivaliteti për titullin kampion do të jetë në mes ekipit të Vllaznisë dhe atij të Teutës. Shkodranët kanë nxjerrë shtatë finalistë ndërsa durrsakët gjashtë dhe kësisoj tashmë gjithçka për titullin e 21-të kampion është në dorën e boksierëve vendas dhe çdo gjë do të vendoset në ndeshjet finalet. Trajneri Zef Gjoni është shprehur I kënaqur me paraqitjet e sportistëve të tij në ndeshjet finale dhe ka premtuar se ata do të bëjnë më të mirën për finalet në mëyrë që të sigurohet titulli kampion.

Ndeshjet gjysmëfinale janë transmetuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ana e televizionit Rozafa për të gjithë sportdashësit dhe në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe për ndeshjet finale duke qenë më pranë teleshikuesve të saj me transmetime të tilla.

Lexoni dhe kete

HASAN LIKA KANDIDAT PËR PANKINËN E VLLAZNISË?

Kur pritej që Ervis Kraja të emërohej në postin e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë, …