Friday , 22 October 2021

BOKS/ VLLAZNIA KAMPIONE PËR HERË TË 24-të

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë për të24-tën herë. Titullin e rradhës ajo e ka fituar mesditën e së dielës në Shkodër, në një kampionat që u shoqërua me shumë probleme, madje edhe me akte dhune në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ka qenë ndeshja në mes boksierit të Vllaznisë Arjon Kajoshi dhe atij të Tiranës Alban Beqiri që nga gjyqtaria iu dha boksierit shkodran, e cila është kontestuar nga stafi i ekipit kryeqytetas.

Madje, trajneri i saj Sead Bushati ka dashur të braktisë pallatin e sportit dhe gjatë daljes prej tij ka sharë e ofenduar disa prej tifozëve të pranishëm të cilët nuk kanë ngurruar të hyjnë në parket duke shkaktuar një rrëmujë të madhe dhe me ndërhyrjen e pollicisë gjithçka është normalizuar.

Megjithatë, ekipi i Tiranës ka vendosur ta braktisë kampionatin duke mos i vijuar ndeshjet e mbetura. Kryesia e Federatës dhe gjyqtaria janë mbledhur dhe kanë marrë vendimin për ta vazhduar garën, ndonëse formalisht, duke shpallur kampionët e mbetur fitues pa ndeshje.

Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupës për ekipin kampion që është Vllaznia, e cila shpallet kësisoj kampione për herë të 24-të.

Trajneri i saj Zef Gjoni, për televizionin Rozafa është shprehur i kënaqur për suksesin e rradhës, por kuptohet ka mbetur i zhgënjyer nga sjellja e trajnerit dhe ekipit të Tiranës…

Pavarësisht suksesit të Vllaznisë në ring, ngjarjet e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duhen analizuar me hollësi nga Federata Shqiptare e Boksit dhe për të dhënë ndëshkimet e duhura për shkaktarët e dhunës.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …