Saturday , 20 January 2018
Breaking News

BOKS / VLLAZNIA KAMPIONE PER TE 21-ten HERE NE SHQIPERI

Vijon dominimi i boksierëve shkodranë në garat e Kampionatit Kombëtar, ku Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë, në duelet që u zhvilluan dje dhe sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni nxori 5 boksierë kampionë, duke e merituar këtë titull, i 21-ti në histori, në një aktivitet të dominuar.

Një paraqitje të mirë bënë edhe boksierët durrsakë, që zunë vendin e dytë në klasifikimin ekipor, ndërsa Tirana u rendit e treta. Boksieri i Vllaznisë, Krenar Zeneli, u shpall në fund të aktivitetit si “boksieri më i mirë”, turne që u organizua nga Federata Shqiptare e Boksit.

REZULTATET

Pesha 49kg, Mario Vida (Vllaznia) – Serxhio Boci (Teuta), fiton Boci për tërheqje të rivalit

Pasha 52kg, Serxhio Kiri (Teuta) – Vuksan Guri (Vllaznia), 0-3

Pesha 56kg, Gëzim Jaku (Vllaznia) – Ardit Nuraj (Teuta), fiton Nuraj për tërheqje të rivalit

Pesha 60kg, Klevis Vrapi (Teuta) – Krenar Zeneli (Vllaznia), 0-3

Pesha 64kg, Indrit Sokoli (Tirana) – Elton Cena (Teuta), 1-2

Pesha 69kg, Albi Sora (Teuta) – Anxhelo Merkohasanaj (Tirana), 2-1

Pesha 75kg, Ardit Demiri (Elbasani) – Arjon Kajoshi (Vllaznia), 0-3

Pesha 81kg, Bekim Vjerdha (Vllaznia) – Mikel Cullaj (Tirana), 2-1

Pasha 91kg, Emiljano Xhediku (Tirana) – Alen Mecaj (Tirana), fiton Xhediku për tërheqje të rivalit

Pesha +91kg, Albert Kapaj (Vllaznia) – Nelson Hysa (Vllaznia), 0-3

Renditja ekipore: 1-Vllaznia, 2-Teuta, 3-Tirana

Boksieri më i mirë: Krenar Zeneli

Boksieri me luftarak: Arjon Kajoshi

Boksieri më teknik: Albi Sora

Boksieri i perspektivës: Ardit Murja

Lexoni dhe kete

KAMPIONI I BOTËS ELIS GURI, PROMOTORI I “NATËS SË BOKSIT”

Viti 2018 do të nisë ndryshe për boksin shqiptar. Federata Shqiptare e Boksit, në bashkëpunim …