BOKS, VLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE ME 16-VJEÇARËT

Boksi shkodran vazhdon të dominojë dhe të thotë fjalën e tij jo vetëm me të rriturit por edhe me grupmoshat. Për të tretin vit me rradhë është përsërirut suksesi i boksierëve 16 vjeçarëve të Vllaznisë të cilët janë shpallur sërish kampionë të vendit edhe për vitin 2018. Një sukses i cili ka ardhur pas një dominimi absolut të boksierëve të saj të cilët kanë triumfuar në shumë pesha ndaj rivalëve të tyre. Duhet thënë se ky I sivjetmi ka qenë një kampionat shumë I rivalizuar sepse ka patur një pjesmarrje të madhe sportistësh. Rreth 80 sportistë, pjestarë të 11 ekipeve, kanë konkurruar për të fituar si në aspektin individual po ashtu edhe në atë ekipor ku gara ishte përqendruar kryesisht në mes tre ekipeve, Vllaznisë, Tiranës dhe Teutës por që në fund u kurorëzua me triumfin e ekipit shkodran.

Nga 11 sportistët me të cilët ai është përfaqësuar në këtë kampionat, 8 prej tyre kanë dalë në finale dhe nga to, 6 janë shpallur kampionë. Bëhet fjalë pikërisht për Kristian Koçin, Luan Aliun, Leonard Arën, Besjor Gjetjen, Angjelin Dardhën dhe Klodian Dodën. Përveç tyre, nga ekipi shkodran ka dalë edhe boksieri më i mirë i kampionatit që është Angjelin Dardha i cili ka merituar edhe kupën përkatëse të vënë nga Federata.Kampionati i 16 vjeçarvëve sivjet ka ngjallur një interes të madh prej pjesmarrjes së shumë sportistëve. Shumë prej ndeshjeve kanë dhuruar emocione dhe kjo tregon se boksi shqiptar është në rrugën e duhur të ripërtëritjes së tij.

Vllaznia në këtë mënyrë është kampione edhe për vitin 2018, kjo falë suksesit të këtyre sportistëve por edhe punës së bërë nga vëllezërit trajnerë Klaudio dhe Emiljano Çekini.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 MERR TROFEUN E DYTË SEZONAL

Vllaznia U-19 ka marre sot kupen e dyte te ketij sezoni, ate si kampione e …