Friday , 22 October 2021

BOKS/ VLLAZNIA SYNON TITULLIN E 24-të KAMPION

Do të nisë pasditen e së enjtes kampionati kombëtar i boksit për të rritur. Federata përkatëse ka zgjedhur qytetin e Shkodrës dhe pikërisht pallatin e sportit “Qazim DervishI” për organizimin e këtij aktiviteti që është më i rëndësishmi në arenën kombëtare.

Pjesmarrës në këtë kampionat do të jenë të gjithë boksierët e vendit të cilët do të përfaqësojnë ekipet që janë anëtare të Federatës Shqiptare të Boksit. Normalisht që nuk mund të mungojë ekipi i Vllaznisë i cili në fakt ka kohë që përgatitet për këtë kampionat.

Trajneri Zef Gjoni dhe stafi i tij, kanë djersitur shumë me sportistët për të kapur formën e duhur me të cilët do të kërkojnë suksesin në kampionat. Por titulli nuk do të jetë i lehtë për t’u arritur sepse edhe Tirana është përforcuar me boksierë cilësorë dhe do të kërkojë edhe ajo të shpallet kampione.

Por në Shkodër mendojnë ndryshe. Vllaznia e sivjetme i ka sytë sërish nga një nga emrat e njohur të këtij sporti, Nelson Hysa. i cili është rikthyer sërish në ring duke synuar titullin personal të rradhës, por kuptohet edhe për t’i dhënë pikë ekipit për renditjen ekipore.

E njëjta gjë edhe për një tjetër kampion disa herë i vendit, Kristian Demaj, ndërkohë që vëmendja është e përqendruar edhe tek sportistë të tjerë si Arjon Kajoshi, Xhoi Eljazi etj.

Me ekipin shkodran janë bashkuar kohët e fundit edhe tre boksierë kosovarë dhe të gjithë sëbashku, janë shumë entuziast se do t’i japin Vllaznisë titullin e 24-të kampion në historinë e saj.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …