Sunday , 13 October 2019
Breaking News

BOKSI PROFESIONIST RIKTHEHET SËRISH NË SHKODËR

Pas shumë vitesh në Shkodër do të ketës sërish një aktivitet boksi profesionist. Dy biznesmenë kanë marrë përsipër përzgjedhjen e boksierëve më të mirë të Shqipërisë, të cilët në një të ardhme të shpejtë mund të vazhdojnë karrierën e tyre në Amerikë. Për këtë arsye, të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zhvillohen 10 ndeshje të boksit profesionist.Trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni në një prononcim për televizionin Rozafa flet më shumë në lidhje me këtë aktivitet shumë interesant që pritet të zhvillohet në Shkodër.

Në mes boksierëve që do të ngjiten në ring, vëmendja më e madhe padyshim që është e përqendruar tek Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli. Trajneri Gjoni është i bindur se karriera e këtyre dy sportistëve do të vijojë në nivele të larta.

Ndeshjet do të startojnë në orën 18.00 dhe pritet të ndiqen me interes të madh nga sportdashësit shkodranë sepse do ketë ndeshje vërtetë të bukura të cilat do të dhurojë shumë emocione.

Lexoni dhe kete

“ARENA KOMBËTARE” INAGUROHET ME VLLAZNIA – APOLONIA

Do të nisë këtë të shtunë kampionati I 11-të kombëtar I futbollit të femrave në …