BOKSIERË TË TRE KOMBËTAREVE STËRVITJE NË SHKODËR

Që prej ditës së djeshme dhe për një javë rresht, në Shkodër do të jenë duke u stërvitur sëbashku boksierët e tre ekipeve kombëtare të Rajonit, pikërisht ato të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Këto sportistë janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit para pjesmarrjes në Lojërat Europiane që do të zhvillohen në Bjellorusi në datat 21- 30 qershor. Trajneri i kombëtares shqiptare Zef Gjoni për TV Rozafa shprehet se të tilla stërvitje, do të japin frutet e veta në nivelin e boksierëve në ndeshjet zyrtare.

Nga ana tjetër, Latif Demolli, sekretari i Federatës Kosovare të boksit, është i bindur se në këto Lojëra, Shqipëria dhe Kosova nuk do të ndahen pa medalje.

Boksierët e të tre kombëtareje do të stërviten në palestrën e klubit Vllaznia deri në fundin e kësaj jave e më pas do të marrin rrugën drejt Bjellorusisë ku do të synojnë të futen në zonën e medaljeve.

Lexoni dhe kete

ATLETIKË/ VLLAZNIA U-20 SËRISH KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tjetër titull kampion për atletët shkodranë. Pas atyre me 16 dhe 18 vjeçarët, Vllaznia është …