Wednesday , 21 February 2018

BOKSIERI JURGEN ULDEDAJ PRITET NGA KRYEBASHKIAKU FRROKAJ

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, i rezervoi një pritje të veçante boksierit lezhjanë Jurgen Uldedaj, në shenjë falenderimi për triumfin e arritur pak ditë më parë në Gjermani.Frrokaj u shpreh se është krenari për të gjithë që lezhjani Uldedaj ka arritur të bëje emer në mes të Gjermanisë, ndërsa ka premtuar mbështetje financiare për boksierin 20-vjeçar.

Boksieri Jurgen Uldedaj ka falenderuar të gjithë lezhjanet dhe shqiptaret për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa ka garantuar për vazhdimesine e sukesit të tijë në sfidat e ardhshme.

Pas vlersimit me medalje në kampionatet botërore dhe europiane të boksit, sëfundmi 20-vjeçari Jurgen Uldedaj arriti të siguroj titullin “German International Cruiserëeight” për peshat 90 kilogram.Ai fitoi duelin ndaj boksierit Çek 33-vjeçar Jakub Synek, duke dominuar në të gjitha raudet.

Lexoni dhe kete

GJOKA: FITORJA NDAJ TEUTËS ISHTË NJË FITORE QETËSIE

Fitorja e së hënës ndaj Teutës i ka dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë në rrugën …