Wednesday , 27 January 2021

BOMBAT ME TELEKOMANDE, GJYKATA LE NE BURG 2 TE ARRESTUARIT

Gjykata e Lezhës la në burg dy përsonat e kapur me bomba me telekomande në tentative për ti transportuar drejt Malit të Zi.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Erol Çiçi dhe Maringlen Gruda, mësohet të kenë thënë se çanta ju është dhënë nga një përsona i tretë dhe nuk kanë patur dijeni se brenda saj të ketë patur lëndë shpërthyese.

Sipas tyre ata kanë enë duke lëvizur me përsonin në fjalë, por duke qenë se i ishte prishur makina ju ka dhwnë çanten e ju kishte thënë që ta prisnin në Lezhë.

Por pretendimet e tyre nuk u moren parasysh nga gjykata e cila referuar provave të paraqitura nga prokurori Arben Agovi vendosi masen e siguse arrest me burg për dy të ndaluarit.

Erol Çiçi 33-vjeç dhe Maringlen Gruda 30-vjeç që të dy banues në Durrës u arrestuan në hyrje të qytetit të Lezhës dhe kontrolli gjate të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit Maringlen Gruda janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Specialistet për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë kishin marrë informacion për veprimtarinë e këtyre shtetasve dhe prej 1 muaj ishin vënë në vëzhgim dhe ndjekur me metoda proaktive, ndërsa nga hetimet rezulton se ata janw vetem transportuese të lëndës shpërthyese në distancë.

Lexoni dhe kete

PARAKALIMI I GABUAR, SHKAK I AKSIDENTIT TRAGJIK NE RRUGEN E KOMBIT

Ajo çfarë ka ngelur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 1 …