Wednesday , 20 November 2019

BORSHI: VLLAZNIA E KA DETYRË RIKTHIMIN E SHPEJTË

Vllaznia po feston këto ditë 100 vjetorin e krijimit të saj dhe padyshim që secili prej sporteve krenohet me atë çfarë i ka dhënë këtij emri në vite. Por futbolli i sotëm kuptohet që ka zhgënjyer të gjithë dhe kjo nuk i bën të ndihen mirë ata që kanë kontribuar për vite me rradhë për ngjyrat kuqeblu. Në të njëjtën gjendje është edhe Ferid Borshi, një nga futbollistët e shquar të Vllaznisë së viteve ’70- ’80 i cili nga ana tjetër bën thirrje që skuadra jo vetëm që duhet rikthyer sa më parë në Superligë, por ajo duhet të rikthehet sa më shpejt edhe në nivele të larta.

Fjalët e Borshit por edhe të veteranëve të tjerë që kanë kontribuar në vite për ngjyrat kuqeblu padyshim që duhen dëgjuar nga futbollistët aktualë të Vllaznisë të cilët duhet të bëjnë më shumë për të përfaqësuar më denjësisht këtë emër shekullor.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …