“BOTA E SAJ, RREGULLAT E SAJ”

Qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e radhës e Federatës Shqiptare të Basketbollit në kuadër të aktivitetit që po organizon prej disa ditësh me titull “Bota e saj, rregullat e saj”. Një aktivitet që ka në fokus vajzat e reja të talentuara të moshës 6 deri në 14 vjeç në fushën e basketbollit. Aktiviteti u organizua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe merrte pjesë edhe presidenti i federatës, Avni Ponari, sekretari Korab Llazani dhe figura të njohura të basketbollit në Shkodër, por edhe më gjërë.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe përfaqësues të klubit Vllaznia, që u shprehën në mbështetje të vajzave të talentuara në fushën e basketbollit.

Lexoni dhe kete

RROTANI: VENDI I 5-të NË EUROPË SUKSES PËR BURRAJN

Të renditesh i pesti në mes sportistëve nga 51 shtete të Europës është një rezultat …