BOTA PAS COVID 19/ SINGAPOR, QEN-ROBOT NË RUAJTJE TË DISTANCËS FIZIKE

COVID 19 ka detyruar shumë vende në botë që me rikthimin në normalitet, të mendojnë për ndryshim të sjelljes. Singapori ka menduar të nise përdorimin e qenit-robot i cili do shfrytëzohet nëpër parqet e ndryshme me qëllim që njerëzit të ruajn distancën fizike.

Bëhet fjalë për qenin-robot i cili quhet Sport, i prodhuar nga një kompani amerikane, i cili do kontrolloi parqet lokale dhe me mesazh zanor do paraljamëroi qytetarët që të rrespektojnë distancën fizike.

Qeni-Robot është i paisur me kamera të cilat kanë mundësi skanimit të gjithë hapesirës duke i krijuar mundësi autroriteteve të shohin numrin e qytetarëve në park, ndërsa nuk do mundet të shihet identeti i personave. Ky eksperiment do zgjas dy javë, ndërsa nëse ka sukses ky program do zgjërohet edhe më tej.

Lexoni dhe kete

TË TJERA PAKO USHQIMORE NGA MYFTINIA SHKODËR

Myftinia Shkodër ka dhuruar disa pako ushqimore këtë të enjte për shoqatën e personave me …