Tuesday , 21 August 2018
Breaking News

BRAKTISJA E PLAZHIT TE KUNES NE SHENGJIN

Plazhi Kunës në Shëngjin është braktisur nga pueshuesit gjatë këtij sezoni turistik. Këto pamje i përkasin dites së diele dhe siç shihet çadrat janë të boshatisura. Shkak për këtë situate është bërë ndotja që iu krijua bregdetit në fillimin e muajit korrik e që vijon të jetë prezente edhe sot.

Kjo problematike ka penalizuar me dhjetra biznese në këtë zonë të cilët thonë se kanë falimentuar, ndërsa fajësojnë autoritet të cilët nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar ndotjen.

Pas verifikimeve rezultoi se ndotja e bregdetit të Kunës në Shëngjin erdhi nga hapja e një kanali që lidh detin me lagunen, duke dëmtuar në këtë mënyre një nga perlat e bregdetit të adriatikut.

Lexoni dhe kete

TAKIM PAS 35 VITESH PER ISH-MATURANTET E “PRENKE JAKOVES”

Pas 35 vitesh ish-maturantë të shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” të qytetit të Shkodrës …