Tuesday , 16 August 2022

BRDARIÇ: GJYQTARI ISHTE KUNDËR NESH

Vllaznia është mundur me rezultatin 3-1 nga Shiroki Brijeg në ndeshjen e parë të turit të parë të “Conference League”.

Në takimin e luajtur në Bosnjë- Hercegovinë, kryefjala e tij ka qenë arbitri rus Aleksei i cili akordoi dy 11-metërsha shumë të dyshimtë për ekipin nga Bosnjë- Hercegovina, por edhe ka nxjerrë nga xhepi 12 herë kartonin e verdhë dhe 2 herë të kuqin për pjestarët e ekipit shkodran, duke krijuar një ilaritet të madh tek to.

Megjithatë gol i sulmuesi Çoba në shtesë ka rihapur gjithçka dhe trajneri Brdariç, por edhe kapiteni Gurishta dhe autori i golit, përpos indinjimit me arbitrin, janë shprehur optimist për një përmbysje të rezultatit të enjten e ardhshme në “Loro Boriçi”…

Përkthimi: Ne humbëm një ndeshje, e cila ishte e balancuar për mua, nuk e di se çfarë ndodhi me gjyqtarët por humbën kontrollin në çdo gjë. Gjyqtari ishte kundër nesh, nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme. Nuk mund ta besoj sa herë ishte kundër nesh gjyqtari.

Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave mbrëmjen e sotme, dhe të luash kundër 12 vetave është shumë e vështirë. Kemi të gjitha shanset për ndeshjen e kthimit, ndoshta do të kemi një gjyqtar më të mirë dhe ndeshje më të mirë dhe do të kalojmë.

Në sfidën e kthimit duhet të jemi më sulmues, por në radhë të parë duhet të analizojmë sfidën e sotme dhe të llogarisim se çfarë shkoj keq”.

Për ndeshjen e ardhshme padyshim që shkodranët nuk janë favoritë, por nëse Vllaznia luan disi më ndryshe dhe nëse mbi të gjitha, ka arbitrim korrekt, shanset për përmbysje dhe kualifikim të saj ka dhe padyshim që kuqeblutë do të kërkojnë t’i shfrytëzojnë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, STËRVITJE DISA DITORE NË POGRADEC

Vllaznia do të jetë pushim deri të martën. Trajneri Josa ka vendosur t’i lërë edhe …