Thursday , 27 January 2022

BRDARIÇ: MUNDIM KASTRIOTIN DHE ECIM PËRPARA

Kastrioti do të jetë përballja e rradhës për Vllazninë. Ndeshja ndaj krutanëve është vlerësuar maksimalisht tek skuadra shkodrane sepse të gjithë pjestarët e saj e kanë të qartë se me çfarë kundërshtari do të ndeshen.

Trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij për mediat para kësaj ndeshje, ka shprehur bindjen se Vllaznia do ta fitojë atë dhe do të vazhdojë objektivin e saj drejt arritjes së objektivit edhe në kampionat.

Përkthimi: “E njohim Kastriotin, e dimë se çfarë stili loje ka. Më kujtohet ndeshja e fundit këtu, veç motit ata bënë një lojë të pandershme dhe duhet të mendojmë dhe veprojmë shpejt. Ne jemi në këtë pozitë dhe nuk na intereson çfarë kemi bërë në të shkuarën.

Të ecim përpara dhe të mësojmë nga gabimet. Jemi krenarë për këtë kampionat. Skuadrat që kemi përpara janë të mira, kanë investuar më shumë se ne por ne duhet të rritemi. Çdo ndeshje është një betejë dhe duhet të jemi gati për to.

Duhet të përqendrohemi maksimalisht tek sfida e nesërme. E di që lojtarët e Kastriotit kanë stilin e tyre të lojës. Them se nesër do i mposhtim sepse kemi stil më të mirë loje”.

Përkrah trajnerit, në këtë dalje para gazetarëve ka qenë edhe kapiteni Gurishta I cili ndër të tjera është shprehur se Vllaznia ndonëse nuk ka asnjë aleat, ndryshe nga rivalët e saj, do ia dalë të jetë në mes ekipeve më të mira të kampionatit dhe të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë…

Ndeshja Vllaznia- Kastrioti do të luhet të hënën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe është e vlefshme për javën e 34-të të Kategorisë Superiore.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA ASNJË NËNVLERËSIM PËR EGNATIAN

Vllaznia do të luajë pasditen e së premtes ndaj Egnatias sfidën e rradhë për kampionat. …