Sunday , 17 January 2021

BRDARIÇ: NDAJ KUKËSIT VETËM PËR 3 PIKË

Me disa mungesa të rëndësishme në formacion, por tek Vllaznia janë të bindur se mund t’ia dalin të fitojnë edhe në ndeshjen e rradhës, atë ndaj Kukësit.

Trajneri Thomas Brdariç në prononcimin e tij për gazetarët një ditë para këtij takimi, është shprehur se ata që do të luajnë në fushë do të japin më të mirën e tyre për të marrë një tjetër rezultat pozitiv…

Përkthimi: Jam I gëzuar që nesër do të luajmë në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit dhe jam shumë I lumtur që lojtarët janë të motivuar dhe ne jemi gati. Gurishta, Hoxhaj, Da Silva dhe Dunga nuk do të luajnë, por kemi futbollistë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë.

Mendoj se ata që do të luajnë, janë gati për këtë takim. I dimë aftësitë e Kukësit, por do të shkojmë nesër në ndeshje për të marrë 3 pikë. E di që ata nuk po kalojnë momente të mira, por për mua kjo nuk ka rëndësi dhe unë mendoj për sfidën e nesërme. Ne kemi mësuar nga gabimet e bëra nga ndeshja e parë dhe shkojmë në këtë takim pas rezultateve të mira.

Mezi pres të shikoj përmirësimet e skuadrës. Ne nuk luajmë me 11 portierë që të mos luajmë në sulm. Të gjithë e dijnë që ne nuk kemi mundësi të marrim lojtarë siç ka bërë Tirana apo ekipet e tjera. Cisse është një djal I mirë, I duhet kohë për stërvitje dhe do të vendosim më vonë se çfrarë do të bejme për të.

Para gazetarëve sot ka qenë edhe mesfushori Arlind Kalaja që me shumë mundësi nesër do të luajë titullar ndaj Kukësit dhe ai gjithashtu është shprehur se Vllaznia synon vetëm rezultat pozitiv në këtë ndeshje…

Ndeshja Kukësi- Vllaznia e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore luhet të premten në orën 18:00 në “Elbasan Arena” dhe kuqeblutë do të tentojnë të ruajnë diferencën prej 9 pikësh me ndjekësit e tyre.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 1 – 4 EDHE ME TIRANËN

Vllaznia U21 e ka nisur mbarë edhe vitin 2021. Ashtu siç e mbylli vitin e …