Thursday , 15 April 2021

BRDARIÇ: NDAJ TIRANËS VLEN VETËM FITORJA PËR VLLAZNINË

Vllaznia do të luajë pasditen e së shtunës ne ora 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit të Tiranës ndeshjen e saj të rradhës.

Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Thomas Brdariç në daljen e tij para mediave ka shprehur besimin se skuadra do të tregojë vlerat e saj më të mira dhe do të synojë vetëm fitoren…

Përkthimi: “Po e presim mirë këtë ndeshje, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e saj dhe që shkodranët mezi e presin. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë e bazoj këtë vendosmëri për të fituar në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mi.

E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës, prandaj dhe besoj tek suksesi. Sa për tifozët e Vllaznisë, ata janë më të mirët. E di që presin shumë nga ne.

Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër është një ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu.

Kemi disa probleme me lojtarët e dëmtuar, por do bisedoj me të tjerët dhe do t’u kërkoj atyre të kenë ndjeshmërinë e duhur për rëndësinë e kësaj ndeshje.”

Përkrah trajneri Brdariç, në konferencën e sotme për shtyp ka qenë edhe mbrojtësi Eni Imami i cili ka folur edhe për presionin që ka patur së fundi skuadra, por nga ana tjetër, ka shprehur bindjen se Vllaznia do të ketë objektiv fitoren në këtë ndeshje…

Atmosfera në këtë pragndeshje ka qenë vërtetë shumë entuziaste dhe për ta nxehur edhe më shumë atë, ka shërbyer edhe banderola gjigande që tifozët e Vllaznisë kanë shpalosur në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi”. Vllaznia, një ekip, një ëndërr”- shkruhet në të dhe në fakt ëndrra e Vllaznisë drejt titullit kampion vazhdon.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …