Friday , 27 November 2020

BRDARIÇ: NUK LUAJMË PËR BARAZIM ME TIRANËN, DUAM FITORE

Sfida Vllaznia- Tirana konsiderohet e një rëndësie të veçantë dhe në Shkodër mezi janë duke e pritur një ballafaqim të tillë që jo më kot konsiderohet klasikja e futbollit shqiptar.

Kjo ndeshje vjen ndoshta në momentin më të mirë të ekipit shkodran që e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon dhe padyshim që do të synojë fitore edhe në ndeshjen e nesërme me bardheblutë.

Këtë gjë ka deklaruar edhe vetë trajneri Brdariç, në konferencën e shtypit të pragndeshjes…

Përkthimi: “Sigurisht e njoh dhe e ndjej rëndësinë e kësaj ndeshje. Ne duhet të përqendrohemi në gjërat thelbësore dhe mos të shikojmë të kaluarën. Fokusi jonë është i perqendruar te ndeshja e nesërme dhe duhet të jemi të thjesht pasi luajmë ndaj kampionëve të Superligës e për këtë arsye jemi shumë të motivuar.

Çdo ndeshje për ne ka specifikën e vetë dhe kjo për ne është thjesht ndeshja e radhës. E di që për Shkodrën kjo nuk është një ndeshje e zakonshme. Kemi shumë respekt për Tiranën, por jo frikë. Ne jemi përgatitur shumë mirë, kam një ndjesi të mirë dhe kam besim se do të marrim 3 pikë në këtë sfidë.

Ne luajmë për 3 pikë dhe nuk futemi në fushë se çfarë ndodh pas ndeshjes. Nuk kemi përse të flasim shumë, por duhet ta tregojmë në fushë”.

Në të njëjtën linjë me trajnerin është edhe mesfushori Arsid Kruja që është shprehur se pavarësisht mungesës së tifozëve, objektivi i skuadrës është i qartë, vetëm fitorja në këtë ndeshje…

Për fat të keq takimi Vllaznia- Tirana i planifikuar për të shtunën në orën 16.45 do të luhet pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, për shkak të protokoliit të Federatës Shqiptare të Futbollit, i kushtëzuar nga gjendja e pandemisë.

Megjithatë ky fakt pritet të mos i pengojë futbollistët shkodranë për të synuar fitoren në këtë ndeshje.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA/ FITOJNË VLLAZNIA E JUBAN DANJA

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur edhe ndeshjet e javës së tretë dhe …