Wednesday , 29 June 2022
Breaking News

BRDARIÇ: VLLAZNIA ASNJË NËNVLERËSIM PËR EGNATIAN

Vllaznia do të luajë pasditen e së premtes ndaj Egnatias sfidën e rradhë për kampionat. Një ndeshje që e ka detyrë për ta fituar dhe për të synuar ngjitjen më lart në renditje.

Kjo ndeshje vjen pas paraqitjes së mirë të kuqebluve në sfidën e kaluar me Tiranën, por trajneri Thomas Brdariç në konferencën e shtypit të pragndeshjes është shprehur se kjo ndeshje tashmë është arkivuar dhe i gjithë fokusi është për ta kaluar me sukses sfidën e rradhës ndaj rrogozhinasve…

Përkthimi: “Ne e kemi arkivuar tashmë ndeshjen me Tiranën dhe jemi të fokusuar për të ecur përpara. Duhet të bëjmë të njëjtën gjë si në ndeshjen e kaluar dhe besoj se puna e bërë do të na shpërblehet. Sa i takon Da Silvës, ai do të jetë i gatshëm për nesër. Besoj se kemi bërë përgatitjet e duhura dhe do të hyjmë në fushë me objektivin e vetëm për të marrë një rezultat pozitiv.

Kemi punuar shumë me sulmuesit gjatë këtyre ditëve dhe besoj se ata do ta zgjidhin si duhet ndeshjen e rradhës me Egnatian. Kampionati po tregon se nuk është i lehtë për askënd dhe si rrjedhojë duhet ta marrim shumë seriozisht këtë sfidë, në mënyrë që në fund të dalim të gëzuar prej saj”.

Ndërkohë portieri Bojan Zogoviç është shprehur se përpos lojërave të mira që është duke zhvilluar skuadra, do të vijnë edhe rezultatet dhe ngjitja e skuadrës në vendet e para të renditjes…

Përkthimi: “Në ndeshjen e fundit na mungoi vetëm goli, por do të vazhdojmë të punojmë fort dhe besoj se do ta zgjidhim edhe këtë problem dhe do të vijnë edhe fitoret. Besoj se në repartin e mbrojtjes po punojmë mirë dhe këtu gjej rastin të përshëndes edhe Kristi Qarrin që u paraqit mirë ndaj Kukësit dhe është një portier me të ardhme.

Për ndeshjen me Egnatian, ne jemi në ndjekje të skuadrave të vendeve të para dhe duhet ta fitojmë medoemos atë. Deri në fund të kampionatit është një kohë e gjatë, por duhet të fokusohemi tek sfida e nesërme, për të marrë suksesin. Ndoshta duhej të kishim më shumë pikë në renditje, por nëse vazhdojmë të luajmë kështu si po luajmë, shumë shpejt do të ngjitemi lart në renditje”.

Ndeshja Vllaznia – Egnatia e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore, do të luhet të premten në ora 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

DAJAN SHEHI: U RIKTHEVA NË SHTËPINË TIME TË DYTË

I ka mjaftuar një vit rrugëtim nëpër Shqipëri, për të kuptuar se zgjedhja e tij …