Thursday , 27 January 2022

BRDARIÇ: VLLAZNIA DREJT BALLSHIT ME OBJEKTIV FITOREN

Në tre ndeshjet e fundit Vllaznia nuk ka bërë mirë dhe si rrjedhojë është aktualisht në vendin e katërt në renditje, megjithatë ajo nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj.

Për këtë arsye, ajo do të kërkojë fitoren në ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë pasditen e së enjtes në Ballsh ndaj Bylisit.

Trajneri Thomas Brdariç duke folur për mediat para kësaj ndeshje është shprehur se objektivi i vetëm i Vllaznisë në këtë përballje do të jetë vetëm fitorja…

Përkthimi: “Është e vërtetë që nuk po kalojmë një moment të mirë, por po punojmë për të dalë nga kjo situatë. Kemi kryesuar për 28 javë kampionatin dhe duhet të vazhdojmë të tregojmë se po stërvitemi ashtu si duhet për t’i bërë një mbyllje të mirë sezonit.

Na kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund dhe Vllaznia do të japë më të mirën e saj, duke nisur nga takimi i rradhës me Bylisin. Ai është shumë i vështirë, por ne do të luajë vetëm për 3 pikët. Problemet që kemi patur në sulm teksa në 3 ndeshjet e fundit kemi shënuar vetëm 1 gola dhe atë me 11-metërsh, duhet t’i rregullojmë.

Kemi mungesa, por kjo nuk është e rëndësishme sepse janë të tjerët që do të luajnë dhe ne ecim përpara. Nuk është momenti për të diskutuar as për merkaton dhe as për gjëra të tjera. Jemi të fokusuar tek këto ndeshjet e fundit dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Përkrah trajnerit Brdariç në këtë dalje para gazetarëve ka qenë edhe sulmuesi Demir Imeri.

Ai ndër të tjera ka thënë se Vllaznia përpos gabimeve në ndeshjet e fundit, nuk ka patur as fatin në anën e saj, megjithatë në Ballsh do të jetë ndryshe sipas tij…

Ndeshja Bylis- Vllaznia e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore do të luhet të enjten në orën 16.00 në stadiumin e qytetit të Ballshit dhe pritet të jetë shumë e fortë sepse të dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA ASNJË NËNVLERËSIM PËR EGNATIAN

Vllaznia do të luajë pasditen e së premtes ndaj Egnatias sfidën e rradhë për kampionat. …